Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke bërë thirrje për solidaritet.
Ajo tha se kjo festë sjell mesazhe për paqe e dashuri.
“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”.