Presidentja Osmani uron Marco Rubio për emërimin si sekretar : Kosova mezi pret të bashkëpunojë me ju

08:08 | 21 January 2025
presidentja-osmani-uron-marco-rubio-per-emerimin-si-sekretar-:-kosova-mezi-pret-te-bashkepunoje-me-ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar  Marco Rubio për konfirmimin e tij unanim si Sekretar i Shtetit i 72-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në postimin e saj në Twitter, Osmani theksoi rëndësinë e forcimit të aleancës ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe theksoi angazhimin për të promovuar vlerat e përbashkëta dhe për të adresuar sfidat globale.

“Kosova mezi pret të bashkëpunojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës së bashku,” shkroi Osmani.

Ajo gjithashtu i shprehu Rubio-s urimet më të mira për sukses në këtë rol të rëndësishëm, duke përfaqësuar me krenari popullin e Kosovës.

Komento: