Presidentja Osmani uron Poloninë për Ditën e Pavarësisë

17:08 | 11 November 2024
presidentja-osmani-uron-polonine-per-diten-e-pavaresise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së tyre.

Në një postim në “X”, Osmani thotë se Kosova është e përkushtuar ndaj miqësisë së fortë dhe të qëndrueshme me Poloninë.

“Urime presidenti, Andrzej Duda dhe kryeministrit, Donald Tusk, si dhe miqtë tanë polakë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Polonisë. Kosova është e përkushtuar ndaj miqësisë sonë të fortë dhe të qëndrueshme me Poloninë, e lidhur me vizionin tonë të përbashkët për një Evropë paqësore dhe të bashkuar”, ka shkruar e para e shtetit.

Komento: