
Sot është zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Osmani tha se së bashku me Presidentin Begaj do t’i thellojnë raportet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se do të punojnë që t’i sjellin këto dy vende më afër BE-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shkroi Presidentja në Facebook.
Postimi i plotë:
Kujtojmë se Bajram Begaj sapo është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.