Presidentja Osmani uron qytetarët për festën e Pashkëve

09:58 | 17 Prill 2022

Osmani uron qytetarët për festën e Pashkëve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar sot besimtarët krishterë për festën e Pashkëve.

Përmes një komunikate, Osmani ka uruar qytetarët që t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit për të mirën e përbashkët.

“Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit”, thuhet në komunikatën e Presidencës, transmeton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët.

Komento: