Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump, me rastin e marrjes së detyrës si president.
Përmes një reagimi në “X”, të hënën, Osmani tha se pret që me administratën Trump të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Ajo ka uruar edhe zëvendëspresidentin, JD Vance.
“Kosova është e gatshme të punojë me ju, Zëvendës Presidente JDVance dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha”, ka thënë Osmani.
Po ashtu, Osmani e ka përmendur në letër edhe dialogun Kosovë-Serbi e angazhimin për njohjen reciproke nën administratën Trump.
Congratulations to President @realDonaldTrump on swearing-in as the 47th President of the United States of America.
Kosovo stands ready to work with you, Vice President @JDVance, and your administration to strengthen our special relationship, promote our shared values of… pic.twitter.com/tWJ4Ab8aCE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 20, 2025