
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qendrën e trajnimit MAT Kosova në Pejë, ku aktualisht janë duke u trajnuar grupi i dytë i ukrainasve për heqjen e minave.
Ajo në Twitter ka publikuar fotografi nga kjo qendër, teksa ka shtuar se Kosova qëndron me Ukrainën.

“Sot vizitova qendrën e trajnimit të MAT-it në #Pejë e cila ofron shërbime të ndryshme trajnimi për deminim. Shumë kursantë ukrainas po pajisen me aftësitë e nevojshme për të pastruar vendin e tyre nga minat dhe për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë ukrainasit. Kosova qëndron me krenari me Ukrainën”, shkruan ajo.
