Presidentja pritet ta kthejë nesër në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

23:19 | 21 Tetor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që nesër ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, bëjnë të ditur burime të Dukagjinit brenda Presidencës.

Para se ligji t’i kthehet Kuvendit, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike.

Pas përfundimit të këtij takimi, ligji pritet t’i kthehet Kuvendit për shqyrtim të mëtejshëm.

Komento: