Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përmbyllet gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së
.
“Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Tema të tjera që u diskutuan në këtë takim, ishin edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, partneriteti për paqe me NATO-n dhe marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam. E falenderoj Kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Presidentes:
Me Kryeministrin e Çekisë, z.Petr Fiala, diskutova rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam. E falenderoj Kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës. 🇽🇰🇨🇿