Presidentja thotë se Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë

23:12 | 10 Prill 2022

E para e shtetit ka folur për shumë çështje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zgjodhi që sonte të flas për shumë zhvillime në vend.
Osmani është pyetur edhe se çfarë po ndodhë me padinë e paraparë t’i bëhet Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid”, ishte njëra nga pyetjet e qytetarëve.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, deklaroi Osmani. Poashtu presidentja është pyetur se si ta rris Kosova prezencën e saj në skenën ndërkombëtarë?

Osmani tha se deri më tani kemi arritur ta rienergjizojmë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar.

“Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë Presidenti Biden: Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani.

Komento: