Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në 27 vjetorin e Masakrës së Lybeniqit. Gjatë deklarimit për media, Osmani u shpreh se aty u vranë edhe foshnjet 18 muajshe. “Këtu u vranë e u masakruan edhe gratë shtatzëna, këtu u vranë edhe foshnjet në barkun

13:10 | 01 Prill 2026
presidentja-vjosa-osmani,-ka-bere-homazhe-ne-27-vjetorin-e-masakres-se-lybeniqit-gjate-deklarimit-per-media,-osmani-u-shpreh-se-aty-u-vrane-edhe-foshnjet-18-muajshe.-“ketu-u-vrane-e-u-masakruan-edhe-grate-shtatzena,-ketu-u-vrane-edhe-foshnjet-ne-barkun

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe afër pllakës përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinaj.

Haradinaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit të cilët kanë rënë për liri.

Postimi i plotë:

Lybeniqi u masakrua më 25 maj 1998, ndërsa java e parë e prillit 1999 ishte kobshme për këtë fshat dhe zonën përreth. Shteti serb ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur nga Lybeniqi, Buçani, Rashiqi, Loxha, Kosuriqi dhe Prilepi. Sot ndamë dhimbjen me familjarët, si dhe zbuluam pllakën përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinaj, të cilit pata nderin t’i ndaj dekoratën “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet” për angazhimin në çështjen kombëtare. Në vitet 90-ta kulla e tij ka qenë një prej bazave më të sigurta dhe më të rëndësishme të UÇK-së, çerdhe e shumë luftëtarëve të orëve të para.

Me përulje kujtojmë edhe martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë, familjen e Januz Canës që u shua pa pasardhës, si dhe të rënët në shtëpinë e familjes Vejsa dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre u bënë mburojë e kësaj toke.

Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri

Komento: