Presidentja Vjosa Osmani uron Ramazanin: Paqe, mirësi dhe solidaritet mes njerëzve

20:10 | 18 Shkurt 2026
presidentja-vjosa-osmani-uron-ramazanin:-paqe,-miresi-dhe-solidaritet-mes-njerezve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie dhe solidariteti për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Osmani

Komento: