Presioni i Pacollit kryen punë, Qeveria Kurit detyrohet të lejoj kthimin e tij në Kosovë pa u futur në karantinë

15:14 | 28 Prill 2020

Presioni i bërë nga Behgjet Pacolli ka detyruar qeverinë Kurti që të dorëzohet dhe të lejojë kthimin e tij në Kosovë, pa ju nënshtruar kushteve të karantinimit.

Deputeti i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se i është lëshuar leja për të ateruar në Aeroportin Ndëkombëtar “Adem Jashari”.

Pacolli ka shkruar në Facebook se nuk ka pasur nevojë për inskenim lidhur me lejen e aterimit.

“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”, ka shkruar ai.

Pacolli është shprehur se “gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim”.

Komento: