Presioni për taksën, BE-ja kushtëzimin e dialogut

08:12 | 11 January 2019

Bashkimi Evropian (BE) ka përkrahur kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës.

BE si ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi në vazhdimësi ka kërkuar që të dyja vendet të mos kushtëzojnë këtë proces
Megjithatë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian po e mbështet Serbinë në kushtëzimin e dialogut me heqjen e kësaj takse. Qeveria e Kosovës thotë se dialogu nuk lidhet me taksën ndaj mallrave serbe

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova e Serbia duhet ta angazhohen që dialogu të vazhdojë, pasi normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve lidhet me perspektivën dhe me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE.

“Për tarifat qëndrimi ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës”, ka deklaruar Kocijançiq.

Komento: