Pret ambulancën 6 orë e shtrirë përtokë, më pas 47-vjeçarja humb jetën në spital

22:20 | 19 December 2019

Gruaja humbi jetën në spital, pasi priti ambulancën 6 orë e shtrirë përtokë.

Një nënë 47-vjeçare priti ambulancën për 6 orë, e shtrirë në trotuar dhe në mes të të ftohtit.

Donna Gilby nga Britania kishte dalë nga shtëpia që në orën tetë të mëngjesit për të lënë takimin me një mjek, por ajo rrëshqiti dhe theu këmbën.
Ambulanca u vonua për 6 orë dhe ajo qëndroi e shtrirë në trotuarin e ngrirë nga akulli. Më pas, 47-vjeçarja ndërroi jetë në spital, si pasojë e një ataku në zemër.

Familja e saj ka publikuar foton e gruas të shtrirë përtokë dhe mbuluar me batanije. Britanikët ankohen shpesh për sistemin shëndetësor dhe ky nuk është rasti i vetëm.

Komento: