Pretendon se ka parashikuar rënien e Facebookut, kubanezja javë më parë kishte paralajmëruar defektin në rrjetet sociale

23:49 | 05 October 2021

Parashikuesja e njohur kubaneze, Mhoni Vidente, gruaja që miliona njerëz me interesim të madh e dëgjojnë kur i drejtohet masës, njihet për parashikimet që i kanë rezultuar 100 për qind të sakta.

Siç raporton El Heraldo de Mexico, kësaj radhe ajo e qëlloi që në tetor do të bien nga sistemi një pjesë e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Vidente këto komente i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur javë më parë, e pas rënies nga sistemi i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ajo është lavdëruar në kanalin e saj në YouTube për parashikimin e saktë – që siç thotë ajo i ka parë në letrat tarot.

Sipas mediave meksikane, Vidente gjatë parashikimit ka shpjeguar se shkaku i ndërprerjes së punës së këtyre tre aplikacioneve do të jenë stuhitë solare, por në këto momente nuk ekziston ndonjë dëshmi që aktivitetet e diellit kanë pasur ndonjë lidhje me rënien e rrjeteve sociale.

Komento: