Prezantohen fanellat e reja të Dortmundit, do të befasoheni nga ndryshimi

18:30 | 09 Maj 2019

Tashmë janë prezantuar edhe fanellat e reja të skuadrës së Dortmundit.

Me ato aktuale, ndryshimi do të jetë emri i lojtarit dhe klubit. Sipër numrit do të shkruhet Dortmund, ndërsa emri i lojtarit do të shkruhet poshtë numrit.

Në prag të ndeshjes së fundit të sezonit, Borussia Dortmund ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2019/20.

Fanella është komplet e verdhë dhe ka nga një shirit të zi në mëngë si dhe një shirit të bukur në pjesën e shpatullave.

Për dallim nga sezoni që po lëmë pas, ndryshimi do të jetë emri i klubit dhe lojtarit

Sipër numrit do të shkruhet Dortmund, ndërsa emri i lojtarit do të shkruhet poshtë numrit.

Fanella e re tashmë ka dalë në shitje dhe kushton 119,99 euro, ndërsa versioni për femra kushton 79,99 euro.

Dortmundi për pjesën më të madhe të sezonit qëndroi në pozitë të parë në Bundesliga, por për shkak të disa gabimeve, tani prin Bayern Munich me katër pikë më shumë

Nëse ekipi i Niko Kovacit fiton xhiron e ardhshme, edhe matematikisht, një ndeshje para fundit të edicionit, do të shpallet kampion për sezonin 2018/19.

Komento: