Prezantohen fanellat e reja të Juventusit, shikoni ndryshimin

11:49 | 12 Maj 2019

Tashmë skuadra e Juventusit ka prezantuar edhe fanellat e reja për sezonin 2019/2020.

Edhe pse eliminimi nga Liga e Kampionëve solli spekulime se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pasi u konfirmua si kampion me Juventusin, Ronaldo deklaroi se do të qëndrojë në Torino.

Këtë e ka konfirmuar edhe me veprimin e fundit, duke i prezantuar fanellat e reja.

‘Zonja e Vjetër’ në Facebook ka prezantuar fanellat për sezonin e ri, dhe në to është shfaqur edhe Cristiano Ronaldo.

Fanellat e reja të Juventusit do të dominohen nga ngjyra e bardhë dhe e zezë, që në mes kanë një vijë ngjyrë rozë.

https://www.facebook.com/Juventus/videos/2143687905750449/

Komento: