Prezantohet zëvendësuesi i Lampard

14:24 | 05 Korrik 2019

Tashmë është gjendur zëvëndësuesi i Lampardit.

Derby ka emëruar legjendën holandeze Phillip Cocu si menaxherin për të zëvendësuar Frank Lampard pas konfirmimit të kthimit të tij te Chelsea të enjten.

Cocu ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare përpara punës së tij të parë të menaxhimit në Angli, pas drejtoi PSV Eindhoven dhe Fenerbahce, si dhe rolin e ndihmës menaxherit me ekipin kombëtar të Holandës.

48-vjeçari ka fluturuar drejt e në Florida për t’u bashkuar me skuadrën e Derbyt në kampin e tyre të trajnimit 10-ditor përpara se sezoni të fillojë.

Cocu u shpreh shumë i lumtur për aventurën e re në Championship, ku premtoi angazhim të madh drejt synimeve të klubit.

Sezonin e kaluar, Derby kishte mundësinë e artë të ngjitej në Premierligë por u mposhtë në finalen e ‘play-off’ nga Aston Villa.

Komento: