Prezenca e Milorad Dodikut në Samit e Tiranës e ka çuditur Thaçin

15:14 | 09 May 2019

Në Tiranë po zhvillohet Samiti i Brdo-Brijonit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijonit që po zhvillohet në Tiranë. Nikoqir i këtij samiti është Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Pjesëmarrës janë shtetet e ballkanit perëndimor përkatësisht presidentët e këtyre shteteve.

Thaçi në një prononcim për media, pas takimit ka thënë se nuk e kupton se pse Presidentit i Republika Srpska është ftuar në këtë samit.

Ai tha se është përshëndetur me të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa sa i përket Presidentit Dodik, unë çuditem se si ai ka marrë pjesë këtu për arsye se është hera e parë që ai merr pjesë në një takim të tillë. Sido që të jetë le të mbetet në përgjegjësinë e autoriteteve ftuese.

Komento: