Princesha e Monakos nxjerr shpatullat jashtë para Papës

00:05 | 21 July 2022

Princesha Charlene e Monakos “theu” protokollin kur takoi Papa Françeskun në Vatikan të mërkurën në mëngjes. Ish-notarja olimpike 44-vjeçare vizitoi Vatikanin me bashkëshortin e saj 64-vjeçar, Princin Albert, por fustani i zi elegant që zgjodhi për këtë rast, i tregonte shpatullat e zhveshura.

Sipas protokollit , gratë që takojnë Papën duhet të jenë të veshura me një fustan të gjatë, të zi, me mëngë të gjata, në mënyrë që çdo pjesë e trupit të tyre të jetë e mbuluar. Charlene e kompletoi look-un e saj me një shall të zi me dantella në kokë, siç e dikton protokolli, ndërsa në qafë mbante një kryq të bardhë, simbol i besimit të saj.

Kujtojmë se ajo vetë ka deklaruar në një intervistë se është bërë katolike, jo vetëm sepse është feja zyrtare e Monakos, por sepse ka marrë forcë nga katolicizmi në kohë të vështira për të.

Charlene është me origjinë nga Afrika e Jugut dhe anëtarët e familjes së saj janë protestantë. Përkushtimi i saj ndaj katolicizmit u intensifikua kur binjakët, Jacques dhe Gabriella, lindën para kohe në dhjetor 2014.

Komento: