Princesha e njohur vdes nga koronvirusi

21:06 | 28 March 2020

Koronavirusi i ka marrë jetën një princeshe në Spanjë.

Ka humbur jetën nga koronavirusi princesha e Spanjës Maria Teresa në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë vëllai i saj më i vogël pa dhënë asnjë detaj.

Maria Teresa ka qenë princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë.

Ajo ka lindur në Francë, në 28 korrik 1933.

Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859.

Komento: