Princi i Monakos del pozitiv me koronavirus

19:22 | 19 Mars 2020

Princi i Monakos është prekur nga virusi i njohur me emrin si koronavirus.

Princi Albert II i Monakos ka dalë pozitiv në koronavirus, tha një zëdhënës i Pallatit për CNN, të enjten.

Shëndeti i udhëheqësit nuk është “aspak” për t’u shqetësuar”, shtoi pallati në një deklaratë, njofton Klan Kosova.

Princi Albert kishte dalë pozitiv më herët këtë javë.

62 vjeçari është duke vazhduar punën nga zyra e tij private në apartament dhe mbetet në kontakt me antërët e kabinetit të tij dhe qeverisë.

Princi është kreu i shtetit i Monakos dhe një nga mbretërorët më të pasur në botë. Ai zyrtarisht është vënë si drejtuesi i vendit më 2005.

Komento: