
Rreth orës 12:00 mbi një veturë e cila ishte duke shkuar rrugës për në Rugova, ka rënë një gur.
Nga kjo është lëduar një familje katër anëtarëshe, babai, nëna dhe dy fëmijët, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai bërë të ditur se të gjithë po trajtohen në Spitalin rajonal të Pejës dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.
Gjithashtu janë shkaktuar lëndime të mëdha serioze.
“Rreth orës orës 12:00 rruga Pejë-Rugovë, ka ra një gurë mbi veturë dhe u ka shkaktuar dëme të mëdha materiali dhe lëndime kanë marrë të gjithë. Po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës, tha Gashi.