Prindërit paralajmërojnë se do ta mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre, nëse vazhdon greva

10:33 | 09 Shtator 2022

Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime për fillimin e vitit të ri shkollor.

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve ka thënë se kjo do të bëhet duke i dërguar nxënësit në shkolla, dhe prindërit t’i organizojnë orët mësimore.

Salihu tha se kjo është prej ideve kryesore, që pritet të konkretizohet pas mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Prindërve të Kosovës.

“Në qoftë se greva vazhdon, ne jemi duke u organizua dhe mobilizua që prindërit të organizohen dhe të fillojnë t’i mbajnë orët në shkolla…”, ka thënë Sallahu.

Ai deklaroi se këtë veprim nuk duan ta bëjnë që të përplasen me dikë, por thjesht duan zbatimin e Kushtetutës e ligjeve, të cilat ua garantojnë të drejtën për mësim nxënësve

Komento: