“Prindon Sadriu nuk ka dhënë dorëheqje”

19:26 | 14 Shkurt 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie.

Kështu tha për Klankosova. tv sekretari i MPJD-së, Behar Isma.

“Lajmi është i pasaktë. Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga MPJD-ja. Deri më tani, te zyra që unë përfaqësoj nuk kemi asnjë paraqitje të dorëheqjes”.

Lajmi i pasaktë erdhi nga një e-mail që ka qarkulluar brenda redaksisë së Klankosova.tv, ku Sadriu ofronte dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij.

Brenda e-mailit “[email protected]” thuhej se ai do ta mbante vetëm pozitën e tij brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komento: