Prindon Sadriu: Qeveria gjermane e vendosi foton me presidenten Osmani si kryesoren në ‘Facebook’

23:20 | 07 October 2022

Qeveria gjermane në fotografi kryesore të postimit përmbledhës për Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian vendosi takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Një gjë e tillë duket se i ka rënë në sy edhe Prindonit, ku nuk e ka lëshuar rastin ta potencojë në ‘Facebook’-un e tij.

“Qeveria Federale gjermane vendose fotografine me Presidenten e Kosoves dhe Presidentin francez si fotografi kryesore ne postimin e saj ne Facebook per Samitin e Prages.”, ka shkruar ai.

Komento: