Prindon Sadriu shfaqet në manifestimin në shesh për Ditën e Pavarësisë

12:41 | 17 Shkurt 2022

Zotëriu i parë Prindon Sadriu është parë krahas bashkëshortes së tij presidentes Vjosa Osmani në organizimin qendror për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Së bashku me ta janë parë edhe dy vajzat e presidentes Osmani të cilat mbanin nga një flamur të vockël të Kosovës në duar.

Manifestimi për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës po mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku po marrin pjesë edhe ish-presidentët, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

Komento: