Juventusi, prioriteti i Zinedine Zidane.
Zinedine Zidane është gati të vazhdojë karrierën e tij si trajner dhe raportohet se prioriteti i tij është Juventusi.
Francezi hyri shpejt në listën e trajnerëve më të mirë në botë, pasi fitoi tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve.
Në maj të vitit 2018, Zidane u largua nga Real Madridi, por u kthye ne më pak se një vit më vonë, dhe ai fitoi një titull në La Liga dhe një Kupë të Mbretit përpara se të largohej përsëri në qershor të vitit 2021.
Që nga atëherë, ai vazhdon të jetë trajner i lirë, pavarësisht se ai u lidh me pozitën e trajnerit te Paris Saint-Germaini dhe Kombëtarja e Francës.
Siç raportohet nga “RMC Sport”, Zidane tani është në kërkim të një roli të ri trajneri me një ekip të përkushtuar ndaj një projekti afatgjatë.
Prioriteti i tij thuhet se është Juventusi dhe se ai nuk është i shqetësuar për mungesën e futbollit evropian në fazat e hershme të këtij projekti.
“Problemi” që po ndalon lëvizjen e 50-vjeçarit drejt Torinos është Massimiliano Allegri, i cili ka kontratë me Bianconerët deri në vitin 2025, me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.
Shkarkimi i italianit mund t’i kushtojë Juventusit rreth 20 milionë euro, që mund të ishte një goditje financiare për klubin.