Prishet autobusi i linjës Prishtinë-Hanover, 70 kosovarë mbesin në Beograd

18:46 | 13 Gusht 2023

Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt.

Si pasojë 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur tash e disa orë, raporton Indeksonline .

Njëri nga udhëtarët ka treguar se janë lodhur nga kjo pritje dhe se ndjehen të rrezikuar.

Sipas tij, aty do të presin edhe disa orë.

“Jemi më fëmijë, e të moshuar, na kanë lënë vet, po frikësohemi”, ka thënë ai.

Klankosova.tv do të bëjë përpjekje të marr info shtesë lidhur me rastin.

Prishja autobusi Beograd

 

Komento: