Manchester City po planifikon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
“Citizens” do të bëjnë ndryshime në ekip mbi të gjitha pasi e fituan ankesën ndaj UEFA-s për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Me këtë rast, mediumi “ESPN” raporton se City ia ka mësyrë sulmuesit të Wolverhamptonit, Raul Jimenez.
Ky i fudnit ishte në radarët e gjigantit Italian, Juventus.
Wolves janë të vetëdijshëm se do ta kenë të vështirë ta mbajnë futbollistin meksikan.
Jimenez ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2023.
Prandaj, Wolverhamptoni mund ta kërkojë një shumë të konsiderueshme parash për të.
Interesim për Jimenezin ka shfaqur më herët edhe Juventus dhe Manchester Unitedi.