Një fitore të rëndësishme e ka arritur mbrëmë ekipi i Jurgen Klopp.
Liverpooli shënoi fitore të madhe pasi mposhti Tottenhamin me rezultat 2-1.
Por pas kësaj fitoreje, Reds mund të marrin një humbje të madhe, shkruan Indeksonline.
Virgil van Dijk ishte vendimtar me lëvizjen e tij me një kundërsulm kundër dy futbollistëve të Spurs.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp ka thënë se mbrojtësi holandez ka pësuar një lëndim.
“Duhet ta shohim, e pyeta dhe mendoj se ishte në situatën e kundërsulmit kur Sissoko e goditi atë … Nuk e di nëse ai e ka shtrembëruar apo është vetëm një goditje“, ka thënë trajneri.
“Ai ishte duke ecur në intervistat me një pako të madhe akulli. Unë shpresoj se nuk është asgjë serioze, por nuk e di ende“, shtoi Klopp.
Van Dijk është lojtari kyç i Liverpoolit këtë sezon dhe dëmtimi i tij do të ishte një goditje masive ndaj shpresave të titullit të Reds.