Prishet festa në Milan, Correan po transferohet në Premierligë

16:08 | 01 Gusht 2019

Angel Correa mund të luaj sezonin e ri në Premierligë.

Kjo pasi transferimi i tij te Milani tashmë është bërë shumë i ndërlikuar.

Pas dështimit të shitjes së Andre Silves (ku me paratë nga shitja e tij do të paguhej ky transferim) tashmë në garë për spanjollin ka hyrë edhe një skuadër tjetër.

Tottenham është interesuar për Correan gjatë këtyre ditëve.

Atletico Madrid kërkon 50 milionë për transferimin e tij derisa më parë Milani i ka ofruar 40 milionë euro.

E kjo shumë nuk është problem për Tottenahm i cili kërkon një lojtar të stilit të Correras.

Sidoqoftë shumë shpejt do ta kuptojmë se për cilin ekip do të luaj ylli argjentinas sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: