Prishet festa të Argjentia, Messi është lënduar?!

09:40 | 14 December 2022

Messi është lënduar? Argjentinasi shihet duke mbajtur kofshën gjatë ndeshjes me Kroacinë

Argjentina u frikësua shumë në fillim të ndeshje gjysmëfinale të saj kundër Kroacisë pasi që Messi u duk se kishte pësuar një lëndim

Ylli i Argjentinës u fotografua duke mbartur kofshën në fillim të kësaj ndeshje. Ylli vazhdoi të luajë tërë ndeshjen dhe ishte ai që hapi ndeshjen pasi që shënoi gol nga penalltia në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.

Messi tani është njëri prej golashënuesve më të mirë në këtë Botëror, bashkë me Kylian Mbappen e Francës.

Sulmuesi ka treguar formë të lartë dhe tashmë është një larg fitores së kësaj gare, që mund të jetë sezoni i tij i fundit me Kombëtare.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut do të takohet me fituesin e çiftit Francë-Marok, ndeshje që zhvillohet sonte në mbrëmje, më 18 dhjetor në finale.

Komento: