Prishet koalicioni AAK – AKR – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prishet koalicioni AAK – AKR

13:48 | 04 Shkurt 2019

Partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Behgjet Pacollit kanë prishur koalicionin në komunën e Mitrovicës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka vendosur që të ndërpritet koalicioni me Aleancën Kosova e Re në komunën e Mitrovicës.

Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim.

Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal.

Komento: