Prishet plani i Contes, bllokohet transferimi i yllit të madh në Inter

09:25 | 25 Korrik 2019

Me të marrë drejtimin e Inter, Antonio Conte kishte kërkuar nga drejtuesit e Interi që ta transferonin sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak ka qenë i lidhur ngushtë me kalim të Inter në javët e fundit dhe Antonio Conte po vazhdon ende t’i shtyjë menaxhmentin e Interit të nënshkruajë lojtarin, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, nga negociatat thuhet se Roma ka refuzuar të japin ndonjë zbritje në çmimin e lojtarit, duke bërë që të bllokohet transferimi.

Giallorossi ka kërkuar rreth 20 milionë euro, ndërsa Interi gjithnjë ka ofruar më pak.

Sipas Sky Italia, tarifa e transferimit mund të reduktohet në 18 milionë, por asgjë më pak se kjo shumë nuk do të merret parasysh nga Roma.

Mbetet të shihet nëse Inter do t’i plotësoj kushtet e Romës për ta transferuar sulmuesin boshnjak. /ORAinfo/

Komento: