Prishi raportet me Xheneten, Brikenda shoqe e ngushtë me Kaderin

11:55 | 09 Shtator 2025

Në rrjet “vloi” lajmi për prishjen e miqësisë mes Xhenetes dhe Brikendes.

Mirëpo duket se kjo e fundit ka vendosur të jetë shoqe me Kaderin, e cila nuk ka raport miqësie me Xheneten, shkruan Indeksonline.

Në platformën “TikTok” ato postuan një video ku shihet duke përfunduar një set fotografik bashkë.

Madje ato e përshkruajnë jetën plot dinamikë si influencere.

Kjo shoqëri mes tyre erdhi pikërisht pas përplasjes që pati Kaderi me Xheneten në “E Diell”.

Komento: