Prishtina bllokohet nga bora – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prishtina bllokohet nga bora

08:33 | 26 Janar 2019

Gjendja në rrugët e Prishtinës është përkeqësuar pas reshjeve të borës.

Edhe rrugët kryesore janë mbuluar nga bora, duke vështirësuar qarkullimin në trafik.

Të reshurat e borës gjatë ditës së premte, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen tërësisht.

Gjithashtu, ngricat në orët e mbrëmjes kanë krijuar akoma më shumë situatë jo të sigurt në komunikacion.

Vështirësi të kalimit kanë pasur disa rrugë të Prishtinës, përfshirë rrugën në Bregun e Diellit si dhe, Mati 1, ku është bllokuar trafiku për një kohë..

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent

Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.

Komento: