Prishtina deklason Besën dhe merr kreun e tabelës

16:47 | 10 Mars 2021

Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Besën në kuadër të xhiros së 24-të.

Edhe pse stadiumi “Fadil Vokrri” nuk ishte në kushtet më të mira për shkak të reshjeve të borës, skuadra nga kryeqyteti bëri një paraqitje shumë të mirë dhe me lehtësi more tre pikët e radhës.

Brenda 20 minutave të para, Prishtina realizoi tre gola përmes Abazit, Krasniqit dhe Kryeziut, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Mankenda dhe Prapashtica

Golin e vetëm për Besën e realizoi Sheqerolli në minutën e 48-të.

Me këtë fitore, Prishtina arrin në kuotën e 50 pikëve dhe merr vendin e parë në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Dritën në vendin e dytë.

Komento: