Prishtina e mposht Vëllaznimin me rezultat të thellë.
Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit, me rezultat 86-51, në kuadër të xhiros së 24-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtinasit qysh në çerekun e parë treguan se e duan fitoren, pasi e fituan me rezultat 38-7. Në çerekun e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, pasi e fituan me shifrat 15-13.
Çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 19-19, teksa në periudhën e fundit, mysafirët u treguan më të saktë me rezultat 16-10, për rezultatin përfundimtar 86-51.
Më i dalluari në fitoren e Prishtinës, ishte Rrezart Memedi me 17 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.
Prishtina pas 24 ndeshjeve ka 18 fitore dhe gjashtë humbje, në vendin e parë me 40 pikë.
Ndërsa Vëllaznimi në pozitën e gjashtë, me 31 sosh.