Prishtina e ka nisur me trofe vitin 2024, pasi ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll.
Në finalen e madhe të zhvilluar në Antalya të Turqisë, kryeqytetasit kanë mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare.
Ngjirja e zërit dhe problemet gjatë gëlltitjes mund të tregojnë kancerIkigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet t…Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në s…Ylli Dërvishi përfundon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 2Anita për situatën e Bucit dhe santianës: Nuk shihet në kamera që Buci të ka ofenduar
Vetëm pas 10 minutave lojë ndeshja u zhbllokua me Prishtinën që kaloi e para në epërsi.
Qendërmbrojtësi Egzon Sinani gjuajti bukur brenda zonës dhe realizoi për epërsinë e Prishtinës 1-0.
Ballkani kishte iniciativën, por duke krijuar disa raste dhe pa arritur të dërgonte topin në portën e Kolajt.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes i takuan Prishtinës që shkuan në epërsi me epërsi minimale 1-0.
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën e Emmanuel Egbos, që vetëm pas 10 sekondave realizuan edhe golin e dytë.
Kreshnik Uka me një asistim fantastik për Leotrim Kryeziun i cili realizoi me kokë për 2-0.
Ballkani u hodh në sulm me të gjitha forcat dhe në minutën e 79-të realizuan gol me Krenar Dulajn i cili shënoi pas një harkimi fantastik nga Armend Thaqi për 2-1.
Suharekasit rrezikuan deri në fund, por pa arritur të barazonin rezultatin dhe kësisoj Prishtina fitoi me rezultat 2-1.
Për Prishtinën ky ishte trofeu i 30-të në histori nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991. Kryeqytetasit kanëfituar 11 tituj tëkampinit, 8 Kupa të Republikës dhe 11 Superkupa.