Prishtina, fituese e Superkupës së Kosovës

21:01 | 11 December 2022

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës.

Prishtina e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 73-54, duke e fituar Superkupën e Kosovës, në basketboll.

Ndeshja u karakterizua me shumë ndërprerje dhe hedhje të mjeteve piroteknike, deri tek edhe zbrazja në total e palestrës.

Çerekun e parë e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 13-8, teksa çereku i dytë përfundoi me rezultat të barabartë 15-15.

Në çerekun e tretë, kryeqytetasit u treguan më efikas duke triumfuar me rezultat 24-14, teksa edhe në çerekun e fundit Prishtina fitoi me rezultat 21-17, për rezultatin përfundimtar 73-54.

Më i dalluari në fitoren e Prishtinës ishte Dustin Thomas me 16 pikë dhe gjashtë asistime.

Prishtina e fitoi për herë të tetë në histori këtë trofe.

Komento: