
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të kryeqytetit.
Rama ka thënë edhe se, varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.
Postimi:
Konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqyteti Prishtina.
Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.
Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunite