Prishtina ka barazuar me Gjilanin

21:24 | 05 November 2022

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët.

Prishtina ka barazuar me Gjilanin, me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Arlind Shabanin, në minutën e 43’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Gjilani e barazoi rezultatin, me anë të Albert Dabiqajt, në minutën e 58’.

Kryeqytetasit kaluan edhe njëherë në epërsi në minutën e 63’, me Albin Prapashticën, por ishte prapë Dabiqaj shënoi edhe njëherë, duke e barazuar rezultatin për herë të dytë në ndeshje.

Ndeshja nuk dhuroi më gola dhe u mbyll në barazim.

Prishtina pas barazimit kalon në vendin e tretë, me 23 pikë, pas 14 ndeshjeve, derisa Gjilani në pozitën e katërt me pikë të njëjta.

Komento: