Prishtina mbulohet nga bërlloku

10:24 | 26 April 2019

Bërlloku ka vërshuar rrugët e Prishtinës.

Nga sot, kanë filluar të shihen pamjet e bërllokut nëpër rrugët e Prishtinës si pasojë e ndërprerjes së punës nga kompania regjionale “Pastrimi”. Kontejnerët e mbushur që kundërmojnë shihen nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kompania rajonale “Pastrimi”, që merret me largimin e mbeturinave, ende nuk ka arritur marrëveshje me kompaninë për menaxhimin e deponive për zhbllokimin e xhirollogarive bankare.

“Pastrimi” kanë paralajmëruar kaos nëse nuk arrijnë që të rifillojnë punën për largimin e mbeturinave si pasojë e këtij problemi.

Kompania “Pastrimi”, që s’po mund të shfrytëzojë paratë e saj, po e quan të paligjshme që për borxhin e trashëguar prej rreth 1.4 milion eurosh, të paguajë edhe kamatë prej 700 mijë eurosh.

Komento: