Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll. “Plisat” mposhtën Dritën me rezultat 3:1 në ndeshjen e cila u zhvillua në Antalya të Turqisë.
Qysh në minutën e tretë, Qëndrim Zyba realizoi me kokë për epërsinë e parë të “Plisave.
Dritës iu nevojitën vetëm pesë minuta për t’u kundërpërgjigjur me anë të Kastriot Rexhës. Ai realizoi gol të lehtë pas gabimit të portierit, Eglant Haxho.
Në minutën e 21-të Besnik Krasniqi e riktheu epërsinë, duke e shndërruar në gol penalltinë.
Më ndeshja nuk prodhoi gola deri në minutat shtesë, kur Alban Shillova e vulosi fitoren e Prishtinës në minutën e 90+2.
Kjo është hera e 10-të që Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në futboll.