Prishtina mund të përballet me mungesë të ujit të pijshëm.
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka apeluar që të kursehet uji i pijshëm në të kundërtën rajoni i Prishtinës do të përballet me mungesa në furnizim të rregullt.
Sipas kësaj kompanie, furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumi dhe menaxhimi.
“Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim. Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt”, ka thënë Ilir Abdullahu – kryeshef i KUR “Prishtina”.