Prishtina në ethe nga koronavirusi: Çmimet rriten për 200 përqind në disa produkte

22:40 | 11 Mars 2020

Frika nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të shpejtojnë në blerjet e produkteve ushqimore.

Paniku i krijuar nga koronavirusi po shfrytëzohet nga disa biznese në Kosovë.

Ka produkte ku çmimet janë rritur për 200 për qind.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komisionit për Konkurrencë Valon Prestreshi.

“Për deri sa ankesat e qytetarëve janë gjithëandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit!”, ka thënë Prestreshi.

Komento: