Prishtina përshëndetet me Europa League!

21:38 | 02 Korrik 2019

Nuk ka gara mëtutje në Europë për klubin e futbollit,Prishtina.

Është mbyllur që në hapat e para turneu Europian për Prishtinën.

Nënkampionët e Kosovës nuk arritën që t’i bënin ballë forcës së ekipit të Gjilbraltarit, St. Josephs, duke u eliminuar kështu që në raundin e parë preliminator të Europa League.

Vendasit fituan me shifrat 2-0 dhe me rezultatin 3-1 në total kaluan më tej, ku do të gjejnë përballë gjigantët e Rangers.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, ndërkohë që dalja me karton të kuq e dy futbollistëve të kosovarëve, Bekteshi dhe Dallku krijuan “gropë” të madhe në ekip.

Villar në minutën e 75-të dhe Juanfri 5 minuta më vonë vulosën rezultatin përfundimtar në 2-0. Prishtina bëhet kështu skuadra e parë shqiptare që eliminohet nga Kupat e Europës, teksa skuadra e tjera, në përjashtim të Feronikelit nuk kanë zbritur ende në tapetin e gjelbërt.

Komento: