Prishtina përtej orarit 8 deri në 4, Përparim Rama: QMF-të me orare 12 deri në 24 orë në shërbim të qytetarëve

14:37 | 12 Shtator 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Qendrat e Mjekësisë Familjare, orari është 12 dhe 24 orë punë.

Rama ka theksuar se kjo po ndodh për herën e parë në kryeqytet, pasi sipas tij, shëndeti nuk ka orar.

Këtë, i pari i Prishtinës e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.

“Për herën e parë në Prishtinë, jo orare 8-orëshe por 12 dhe 24 orë në shërbim të qytetarëve për 365 ditë të vitit, sepse shëndeti nuk ka orar. Prishtina përtej orarit 8 deri në 4”, ka thënë Rama.

Komento: